Haliti: Marrëveshja Hamza–Lladrovci–Ahmeti pa kushte për PDK-në

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, komentoi takimin që u zhvillua mes Bedri Hamzës, Ramiz Lladrovcit dhe Ali Ahmetit, duke bërë të ditur se marrëveshja mes tyre u arrit pa kushte për Partinë Demokratike të Kosovës.

Haliti tha se Lladrovci i kishte konfirmuar se nuk ka asnjë kërkesë apo kusht për PDK-në. “Është mirë që janë pajtuar. E mora vesh edhe nga Ramizi personalisht që nuk ka asnjë kërkesë tjetër, asnjë kusht për këtë çështje. Është shumë mirë për PDK-në që të mos ketë përplasje në Drenas apo mes figurave qendrore në Drenas dhe Skenderaj. Unë e falënderoj Aliun që erdhi nga Kërcova për këtë punë dhe angazhimin e Bedriut për t’i pajtuar”, tha Haliti në T7.

Ndërkaq, Bedri Hamza deklaroi se Ramiz Lladrovci mbetet pjesë e pandashme e PDK-së dhe e konsideroi atë si një figurë të rëndësishme për partinë dhe komunën e Drenasit. “Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK”, shkroi Hamza.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *