Arsenali mposht Tottenhamin 4-1 – Eberechi Eze realizon he-trik, Arsenali +6 pikë nga Chelsea

Arsenali mposhti Tottenhamin 4-1 në Emirates dhe shkon në 29 pikë pas 12 javësh, duke u shkëputur me 6 pikë nga Chelsea. Gjatë këtij përparimi, skuadra shfrytëzoi ndalesat e Manchester Cityt dhe Liverpoolit, ndërsa sfida e radhës ndaj Chelseat në Stamford Bridge pritet t’i ketë rëndësi të madhe.

Ndeshja e Veriut të Londrës pati momente të tensionuara; arbitri Marc Oliver u detyrua të menaxhonte disa incidente, përfshirë provokimet e Richarlisonit dhe një përplasje në fund të takimit ku braziliani ishte në qendër të kontestit.

Protagonist kryesor i takimit ishte Eberechi Eze. I përdorur nga Mikel Arteta si mesfushor ofensiv, ai realizoi he-trikun e tij të parë me fanellën e Arsenalit: një gol me të djathtën, një me të majtën dhe sërish me të djathtën. Ky ishte hera e katërt në histori që një lojtar i Arsenalit shënon he-trik kundër Tottenhamit.

Eze u transferua verën e kaluar nga Crystal Palace. Ai ka deklaruar për The Athletic se ishte afër një kalimi te Tottenham, por kur Arsenali hyri në garë vendosi të firmoste me klubin e ri. Djaloshi që u rrit pranë Highburyt ka tani një hap të fundit për të mbyllur një cikël që e ka shoqëruar prej 21 vitesh.

Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *