Afrim Tovërlani rikthehet si trajner i FC Prishtinës

Afrim Tovërlani është emëruar sërish trajner i FC Prishtinës, pas marrëveshjes së arritur sot mes tij dhe drejtuesve të klubit.

Tovërlani, i cili deri së fundi ishte përzgjedhës i Kombëtares U21 të Kosovës, ka vendosur t’i kthehet punës së përditshme dhe sfidave në nivel klubesh.

Ky është një rikthim simbolik, pasi Tovërlani ka një histori të gjatë dhe të suksesshme me Prishtinën. Në karrierën e tij ai ka drejtuar edhe ekipe të tjera të njohura në futbollin kosovar, si Trepça ’89, Feronikeli dhe Ferizaj.

Me Prishtinën, Tovërlani ka fituar shtatë trofe, përfshirë dy tituj kampioni, Kupën e Kosovës dhe Superkupën. Ai ka fituar gjithashtu titullin e Superligës edhe me Feronikeli, duke dëshmuar vazhdimisht cilësi dhe stabilitet në punën e tij.

Rikthimi i tij në stolin e Prishtinës vjen pas largimit të Arsim Thaqit. Tifozët bardhekaltër e vlerësojnë këtë si një hap të rëndësishëm drejt rikthimit në majat e futbollit kosovar; aktualisht klubi udhëheq Superligën me 26 pikë.

Burimi: Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *