Shkurte Haxhiu rikthehet në Big Brother VIP pas qëndrimit në kapsulë

Shkurte Haxhiu u rikthye mbrëmjen e sotme (e hënë) në programin Big Brother VIP. Ajo ishte qëndruar për disa ditë e mbyllur në një kapsulë vetëm, ndërkohë që konkurrentët mendonin se ishte eliminuar.

Rikthimi i saj surprizoi banorët, të cilët u gëzuan dhe shprehën se nuk kishin besuar se Shkurte ishte larguar nga shtëpia. Mbetet për t’u parë se si do të ndikojë ky rikthim në lojën brenda formatit.

Gjatë ditëve të para në program, Shkurte ka qenë aktive dhe e përfshirë në shumë debate.

(Burimi: Telegrafi)

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *