S1 LM e Gordon Murray shitet për 20.63 milionë dollarë, makina e re më e shtrenjtë në ankand

S1 LM i Gordon Murray u shit për 20.63 milionë dollarë (rreth 17.9 milionë euro), duke u bërë makina e re më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand.

Ankandi u zhvillua në Las Vegas gjatë fundjavës së Formula 1, ku kjo makinë jashtëzakonisht e rrallë ndezi një garë të fortë ofertash mes koleksionistësh.

S1 LM është një nga vetëm pesë njësi të prodhuara, të gjitha blerë fillimisht nga një koleksionist misterioz, i cili më pas vendosi të shesë njërën prej tyre.

Makina mbërriti për prezantimin në vendngjarje me helikopter. Fituesi i ankandit do të marrë në pronësi një hypercar unik me motor Cosworth V12 që ngjitet deri në 12.100 rpm dhe do të punojë drejtpërdrejt me Gordon Murray për personalizimin e çdo detaji.

Shitja rekord e S1 LM tregon se tregu i supermakinave ekstreme vazhdon të thyejë kufij dhe të tërheqë shuma të mëdha.

Burimi: Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *