Në Prime-in e tretë të Big Brother VIP Kosova 4 u transmetua klipi i kthimit të Alba Pollozhanit në shtëpinë e programit.
Në klip, Alba kërkoi falje ndaj Alaudin Hamitit për paraqitjen dhe deklaratat që kishte dhënë në Prime-in e kaluar. Ajo kërkoi falje edhe ndaj produksionit dhe ndaj banorëve të tjerë për sjelljen dhe komentet e saj.
Gjatë transmetimit u zbulua se Alba kishte shqyer perden në dhomën e rrëfimit. Kur u pyet nga Alaudini, ajo tha se e bëri sepse kishte të ftohtë gjatë qëndrimit atje.
Më pas u diskutuan rrethanat dhe mënyra se si erdhi deri te ajo situatë. Alba qëndroi në një dhomë emergjence ku ishte prezent stafi mjekësor.
Burimi: Telegrafi