Komandanti i KFOR-it priti delegacionin e Kongresit të SHBA-së

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti një delegacion të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, të kryesuar nga kongresmeni Michael Turner.

Në takim mori pjesë edhe i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş informoi delegacionin për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në rajon dhe për angazhimet e vazhdueshme të misionit në ruajtjen e stabilitetit. Ai theksoi se përkushtimi i KFOR-it për të siguruar një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt në tërë territorin e Kosovës mbetet i palëkundur.

Ulutaş vlerësoi gjithashtu kontributin e gjatë dhe të pandërprerë të Shteteve të Bashkuara brenda KFOR-it, duke e konsideruar atë thelbësor për paqen dhe sigurinë rajonale.

Bisedimet përqendruan edhe bashkëpunimin e ngushtë midis KFOR-it, institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe reagimin e shpejtë ndaj çdo sfide të mundshme të sigurisë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *