Big Brother VIP Kosova 4 njofton shkëmbim banori me Grande Fratello të Italisë

Moderatori Alaudin Hamiti njoftoi në Prime-n e tretë se Big Brother VIP Kosova 4 do të bëjë shkëmbim banori me shoun italian Grande Fratello. Sipas njoftimit, të premten do të bëhet shkëmbimi i një banori.

Lajmi u prit mirë nga publiku, i cili duartrokiti me padurim. Po ashtu, opinionistët e vlerësuan lart këtë vendim, duke e quajtur një veprim që duhej të ndodhte.

Si konkurrenti që do të shkojë për vetëm një javë është përzgjedhur Dolce. Sipas njoftimit, Dolce konsiderohet i përshtatshëm për t’u bërë pjesë e formatit më të komentuar në Itali.

Si do të jetë eksperienca e Dolce gjatë një jave mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

/Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *