FC Prishtina 01 barazoi 3-3 me FC Riga në 1/16 të UEFA Futsal Champions League

FC Prishtina 01 barazoi 3-3 me FC Riga në kuadër të fazës 1/16 të UEFA Futsal Champions League.

Kampioni i Kosovës, i cili është në mesin e 16 ekipeve më të mira në Evropë, nisi mirë takimin. Drilon Maxharraj shënoi në minutën e 6 për të hapur rezultatin dhe shënoi sërish në minutën e 10, duke e çuar ekipin në avantazh 2-0.

Para fundit të pjesës së parë, Viktor Kulepovs ngushtoi rezultatin në 2-1, me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, braziliani Daniel Airoso barazoi në minutën e 32 (2-2). Dy minuta më vonë, Ramadan Alaj riktheu epërsinë për FC Prishtina 01 (3-2). Në fund të ndeshjes, Jose Edouardo barazoi rezultatin në 3-3.

Ndeshja kthyese zhvillohet më 5 dhjetor në Riga.

Burimi: Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *