Leonora Jakupi përlotet në Prime pas lajmeve për Elijona Binakaj: Apel për unitet të prindërve

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, u përlot gjatë emisionit Prime pasi lexoi shkrime në media mbi jetën e konkurrentes Elijona Binakaj.

Jakupi tha se të dhënat që gjeti në media i shkaktuan dhimbje të thellë. “E mora telefonin dhe lexova lajmet në mediat tona; hyna me hulumtu për jetën e Elijonës dhe ato që shkruheshin më thanë shpirtin”, u shpreh ajo.

“Përveç dhimbjes që ka, sepse nëna është e shenjtë, ajo që shkruhej në media për humbjen e saj — ku ka shkuar, ku ka qenë — për mua ka qenë shokuese”, tha Jakupi.

Ajo apeloi që prindërit të ruajnë unitetin dhe mirëkuptimin për mirëqenien e fëmijëve: “Le të jetë ky Big Brother një mësim për të gjithë prindërit që kalojnë në divorc. Apeloj që, për hir të fëmijës, të bëni gjithçka”.

Ndërkaq, Elijona bëri një rrëfim duke ndarë detaje për mënyrën se si humbi nënën dhe motrën në një aksident.

/Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *