Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton një iniciativë të re digjitale për të inkurajuar marrjen dhe skanimin e kuponëve fiskalë.
Përmes iniciativës “Lojë Shpërblyese Tatimore”, qytetarët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në shpërblime të rregullta duke skanuar kuponët fiskalë përmes aplikacionit mobil të ATK-së.
Sipas ATK, aplikacioni së shpejti do të jetë i disponueshëm në App Store dhe Google Play, çka do ta bëjë procesin e skanimit të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt.
Më shumë detaje rreth shpërblimeve dhe mënyrës së funksionimit do të publikohen nga ATK gjatë ditëve në vijim.