Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, tha se BE-ja ka investuar 3.7 miliardë euro në Kosovë që nga viti 1999.
Sot ai hapi në Prishtinë ekspozitën fotografike “BE-në përkrah”, e cila tregon ndikimin që ka mbështetja e BE-së në jetën e përditshme të njerëzve në Kosovë. “Me 3.7 miliardë euro të investuara në Kosovë që nga viti 1999, BE-ja mbetet partneri juaj më i fortë, më i besueshëm dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare”, tha Orav, duke theksuar se mbështetja e BE-së për Kosovën vazhdon.