Abdixhiku: Duhet të përgatitemi për zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se vendi duhet të përgatitet për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Gjatë një fjalimi para deputetëve, Abdixhiku kritikoi kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se “për dallim prej teje, ne i rrisim fëmijët këtu”.

Ai e akuzoi Kurtin se nuk po merret me çështje të rëndësishme për qytetarët, si izolimi i vendit, problemet ekonomike të familjeve dhe skandalet korruptive, por në vend të kësaj po merret me shpifje.

“Temat që i prekin qytetarët nuk janë prioritet i tij”, tha Abdixhiku.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *