Adem Çuçul i propozuar për kryetar të KSHPK-së, mori 96.5 pikë nëvlerësim

Juristi Adem Çuçul është propozuar nga Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në Kuvend si kandidat për kryetar të ri të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).

Sipas Komisionit për seleksionimin e kandidatëve, Çuçul mori vlerësimin më të lartë, 96.5 pikë. Ai aktualisht është sekretar i përgjithshëm i KSHPK-së dhe punon në këtë institucion prej 19 vitesh.

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve vendosi njëzëri të propozojë Kuvendit emërimin e Çuçulit si kryetar. Sipas informacioneve nga Kuvendi, seanca plenare ku do të votohet ky propozim pritet të mbahet në fillim të dhjetorit.

Komisioni për seleksionimin e kandidatëve vlerësoi se Çuçul ka përvojë të konsiderueshme në parandalimin e korrupsionit dhe në trajtimin e konfliktit të interesit, si dhe ka një vizion të qartë dhe një plan konkret për funksionimin dhe zhvillimin e KSHPK-së.

Thirrja për aplikim për kryetar të KSHPK-së ishte publikuar gjatë verës, por procedura u pezullua përkohësisht për shkak të zgjedhjeve lokale. Nga 13 kandidatët që aplikuan, 10 u seleksionuan për intervista, të cilat nisën të martën.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *