Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, raporti midis Edi dhe Dolce duket se po bëhet më i ngushtë, teksa në rrjete sociale qarkullon një video që ngre dyshime se mund të jetë regjistruar puthja e parë e këtij edicioni.
Në regjistrimin, ata shihen të shtrirë shumë afër, në krahët e njëri-tjetrit, me një atmosferë intime që ka nxitur reagime të shumta. Në një tjetër pamje Edi dhe Dolce ledhatojnë butësisht njëri-tjetrin, dhe në një moment Dolce i thotë Edi: “Të rrimë këtu me tërë këtë torturë”.
Pasi thotë këtë, Dolce ndalon së foluri kur Edi e shikon nga afër; momenti duket sikur përfundon me një puthje, por këndi i kamerës nuk e konfirmon plotësisht. Menjëherë pas afërsisë, Dolce i thotë: “Ik, se na doli zemra vendit”.
Edi, duke e kuptuar se janë nën vëzhgim, shton: “Një send jemi duke e harruar shumë…” dhe i bën me dorë kamerave, duke nënkuptuar se herë pas here humbasin ndjesinë se çdo moment po transmetohet.
Ky moment është bërë viral dhe ka ndezur debat në rrjetet sociale. Publiku po pret nëse produksioni do të sqarojë në Prime nëse vërtet ka ndodhur puthja e parë e sezonit. /Telegrafi/