Afërsia mes Dolce dhe Edi në Big Brother VIP Kosova tërheq vëmendjen

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, afërsia mes Dolce dhe Edi është bërë më e dukshme ditëve të fundit. Sot ata u panë duke biseduar në tualet, një moment që tërhoqi menjëherë vëmendjen e kamerave dhe të ndjekësve.

Gjatë bisedës, Edi i vendosi dorën te qafa Dolce-s, e afroji dhe e puthi lehtë në ballë. Ai mbajti dorën për disa çaste, ndërsa Dolce reagoi me një buzëqeshje të qetë, duke treguar se gjesti nuk e shqetësonte.

Fansat e kanë përshkruar të gjitha këto gjeste si të ngrohta dhe herë-herë me një nuancë sensualiteti, por gjithmonë shoqëruar me shaka dhe buzëqeshje. Ky moment nxiti spekulime për kiminë mes tyre dhe rriti interesin për evolucionin e marrëdhënies brenda shtëpisë.

Me këtë afrim të dukshëm, Dolce dhe Edi po konsiderohen si një nga çiftet më të përfolura të këtij sezoni, ndërsa ndjekësit vijojnë të përcjellin çdo lëvizje të tyre. Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *