Afrim Gashi viziton Çairin dhe takohet me kryetarin Izet Mexhitin

Kryeparlamentari Afrim Gashi vizitoi sot komunën e Çairit dhe u takua me kryetarin Izet Mexhitin.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutuan planet zhvillimore, projektet prioritare dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët e Çairit.

Gashi, në një postim në Facebook, deklaroi: “Me kënaqësi të veçantë takova kryetarin e Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti. E urova për marrjen e detyrës së re dhe e falënderova për kontributin e tij të vlefshëm si zv. kryeministër dhe ministër. Vlerësova garën dinjitoze që e çoi në krye të komunës, ndërsa diskutuam për planet zhvillimore të komunës, projektet prioritare dhe sfidat që përballen qytetarët e Çairit. Theksova gatishmërinë time për bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje institucionale, me qëllim përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.”

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *