Agim Ademi konfirmon zhvillimin e ndeshjes Kosovë-Zvicër

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka konfirmuar se ndeshja e sotme mes Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet sipas planit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ademi njoftoi se përgatitjet kanë përfunduar dhe se çdo detaj është organizuar në mënyrë profesionale.

Sipas tij, ekipi organizativ ka qenë aktiv që nga orët e hershme të mëngjesit për të siguruar që çdo gjë të jetë gati për pritjen e tifozëve dhe zhvillimin e ndeshjes.

Pavarësisht reshjeve të shiut gjatë ditës, Ademi theksoi se fusha është e gatshme për lojë.

“Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme. Ekipi organizativ ka punuar me përkushtim që nga orët e para të mëngjesit dhe çdo detaj është vënë në vend. Fusha na pret, tribunat janë gati të mbushen me emocion, zëra e brohorima. Tani është momenti ynë, është koha e ekipit dhe tifozëve! Shihemi në stadium”, ka shkruar Ademi në njoftimin e tij.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *