Një person ka humbur jetën pas një aksidenti me traktor në Podujevë. Viktima, një mashkull, po drejtonte një traktor me rimorkio të ngarkuar me pleh organik kur dyshohet se ka humbur kontrollin, duke përfunduar jashtë rruge dhe duke u rrokullisur në një lumë. Ekipet policore dhe ato mjekësore shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe konstatuan vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë iu dorëzua familjarëve.