Aksident me traktor në Podujevë, humb jetën një person

Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti me traktor në Podujevë. Viktima, një burrë, po drejtonte një traktor me rimorkio të ngarkuar me pleh organik kur dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, për të përfunduar në një lumë. Ekipet policore dhe ato mjekësore janë paraqitur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dorëzuar familjarëve.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *