Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në kilometrin e 32-të, në drejtim të Prizrenit nga Suhareka, ku dyshohet se një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, konfirmoi për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:40.
“Rreth orës 11:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën në drejtim Prizren–Suharekë, kilometri i 32-të. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dyshohet se një person është pa shenja jete, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime”, tha Krasniqi.
Policia po heton rrethanat e aksidentit.