SPB Ohër njofton se një udhëtare nga fshati Ladorishtë mori lëndime të rënda trupore pas një përplasjeje midis një automobili dhe një autobusi në rrugën rajonale Strugë–Dibër, në afërsi të Strugës.
Sipas njoftimit, fatkeqësia ndodhi dje rreth orës 11:20. Në aksident u përfshinë një automjet Volkswagen Golf me targa të Strugës, i drejtuar nga K.Q. (70) nga fshati Veleshtë e Strugës, dhe një autobus Mercedes me targa të Strugës, i drejtuar nga N.F. (42) nga Ladorishtë e Strugës.
Udhëtarja F.A. (58) nga Ladorishtë pësoi lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën mjekësore Strugë.
Pas urdhrit të prokurorit publik, ekipi hetimor i NJPB Strugë kryeu ekspertizë në vendngjarje, njoftoi SPB Ohër, sipas zëdhënësit Stefan Dimoski.