Aksident në rrugën Vallandovë–Dojran, humb jetën një grua nga Kina

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një aksident të ndodhur më 19 nëntor 2025, rreth orës 04:20, në rrugën rajonale Vallandovë–Dojran, ku një grua nga Kina ka humbur jetën.

Sipas njoftimit zyrtar, një kamion “Mercedes” me gjysmë rimorkio dhe targa serbe, i drejtuar nga S.M. (52) nga Serbia, ka dalë nga rruga. Si pasojë, një grua migrante nga Kina ka ndërruar jetë në vendngjarje, sipas konstatimit të mjekut të urgjencës.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i viktimës është dërguar për autopsi. Gjatë kontrollit, u zbulua se në rimorkio ndodheshin ilegalisht edhe shtatë migrantë të tjerë nga Kina, të cilët u plagosën nga aksidenti.

Shoferi S.M. është dërguar për trajtim mjekësor në Institucionin Shëndetësor Publik në Gevgeli. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zyrtarë të Departamentit të Policisë së Gevgelisë dhe një ekip hetimor, në prani të prokurorit publik.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *