Aksident në ‘Stopanski Dvor’ të Shkupit, disa të lënduar

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 18.11.2025 rreth orës 15:00 në kryqëzimin e rrugëve “52” dhe “49” në lagjen Stopanski Dvor në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku.

Në përplasjen morën pjesë dy automjete “Mercedes”: njëri me targa gjermane, i drejtuar nga L.B. (35) nga Gjermania, dhe tjetri me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.D. (51) nga Shkupi.

Bashkudhëtari O.Sh. (49) nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtarët M.Sh. (22), E.I. (23) dhe A.R. (30), të gjithë nga Shkupi, si dhe L.B. dhe bashkudhëtari i saj i mitur kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë konstatuar në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit”.

Është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Shkup, sipas njoftimit të MPB-së. Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *