Një grua ka ndërruar jetë dhe drejtuesi i automjetit e katër pasagjerë pësuan lëndime trupore pas një aksidenti që ndodhi të enjten, më 20.11.2025, rreth orës 22:40 në fshatin Zabel i Ulët në Drenas.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti ndodhi si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Drejtuesi humbi kontrollin mbi veturën, e cila doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.
“Drejtuesi dhe katër pasagjerë (tre femra dhe një mashkull kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku njëra nga pasagjeret si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.