Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Dollc të Klinës. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas Gashit, në aksident u përfshinë dy vetura dhe katër persona pësuan lëndime. Policia është njoftuar rreth orës 09:30.
Njësitë kompetente janë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/