Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Djellza Dema, ka ndarë një lajm emocionues me ndjekësit e saj. Djellza, së bashku me bashkëshortin e saj Drini, po presin të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e gëzueshëm e ndau vetë aktorja përmes një videoje në rrjetet sociale, duke treguar pamjet e ekografisë së foshnjës dhe duke e shoqëruar me mesazhin sentimental: ‘Edhe ne po bëhemi 3’. Me stilin e saj të veçantë dhe humoristik, Djellza përfshiu një kolazh me komentet dhe pyetjet e fansave që ndër vite shpesh janë kuriozuar për një shtatzëni të mundshme. Kjo mënyrë unike e njoftimit të lajmit i dha edhe më shumë emocion postimit të saj, duke tërhequr vëmendjen dhe duke mbushur seksionin e komenteve me urime të ngrohta. Fansat, miqtë dhe kolegët e aktorës shprehën entuziazmin dhe urimet e tyre të përzemërta për çiftin. Ky moment i veçantë për Djellzën dhe Drinin është një tjetër shtysë për të ndarë gëzim dhe dashuri me të gjithë ata që i ndjekin në rrugëtimin e tyre të ri si prindër.