Alarm i rremë për bomba në sallën sportive ‘Jane Sandanski’ dhe hotelin ngjitur

Mbrëmë (22.11.2025), në numrin e emergjencës 112 u pranuan dy telefonata, në orët 20:51 dhe 21:17, që njoftonin për mjete shpërthyese të vendosura në sallën sportive ‘Jane Sandanski’ dhe në hotelin ngjitur.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se policia ndërmori menjëherë të gjitha masat e nevojshme dhe kreu kontrolle të detajuara, të cilat konstatuan se bëhej fjalë për alarm të rremë.

Policia ka nisur procedurat për identifikimin e personave që kanë dërguar këto njoftime.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *