Një moment i rëndë emocional ndodhi mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP Kosova, kur moderatori Alaudin Hamiti u emocionua gjatë fjalimit të tij drejtuar banores Benita.
Ai foli për mënyrën si komunikojnë vajzat brenda shtëpisë dhe përplasjet e tyre të shpeshta, duke theksuar se situata është veçanërisht e ndjeshme në një kohë kur dhuna ndaj grave vazhdon të jetë një problem i rëndë në shoqëri.
Hamiti u prek teksa përmendi raste tragjike të grave që dhunohen ose humbin jetën nga partnerët apo njerëz të afërt, dhe i kujtoi banoreve se mes tyre nuk duhet të ketë sulme, fyerje apo përbuzje. Ai tha: “Është e padrejtë, në një kohë kur gratë sot vriten — vriten nga burrat. Vriten edhe mes vete tash. Nuk është e hijshme, nuk është aspak e hijshme që të sulmoni njëra-tjetrën. Nuk kalon muaj pa u dëgjuar për një grua apo vajzë që torturohet, dhunohet, apo vritet nga një burrë, nga një i afërt, apo nga dikush tjetër.”
Ky moment preku publikun dhe krijoi një atmosferë të rënduar emocionale në studio.
Burimi: Telegrafi.