Alba Pollozhani akuzon manipulim të klipit në ‘Big Brother VIP Kosova’; Gresa Gashi e mbështet

Mbrëmja e djeshme në ‘Big Brother VIP Kosova’ u karakterizua nga tensione të forta, ku protagoniste absolute ishte Alba Pollozhani. Konkurrentja akuzoi produksionin se klipi i transmetuar për debatin e saj me Elijonën ishte i manipuluar dhe nuk pasqyronte realitetin e situatës.

Tensioni u rëndua kur Alba refuzoi të qetësohej dhe qëndroi për orë të tëra në dhomën e rrëfimit. Ulërimat e saj dëgjoheshin qartë edhe në sallonin e shtëpisë gjatë transmetimit ‘Prime’, duke shqetësuar banorët e tjerë dhe publikun.

Ndërsa shumica i kritikuan sjelljen, mbështetje e papritur erdhi nga jashtë. Isho-banorja Gresa Gashi reagoi në Instagram dhe i dha të drejtë Albës.

Gresa shkroi se kishte përjetuar të njëjtën praktikë montimi nga produksioni: “Të njëjtat montime të videove mi kanë pas bërë edhe mua për me qit dikon tjetër mirë, por më pëlqen Alba që jau tha në sy,” duke nënkuptuar se montazhet favorizojnë banorë të tjerë.

Në një postim tjetër, Gresa komentoi me entuziazëm paraqitjen e Albës në ekran: “A ju thashhhhh… ALBAAA”, duke duartrokitur guximin e banores për t’u përballur me ‘Vëllain e Madh’.

/Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *