Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, i cili mbahet më 21 nëntor në Tiranë, Shqipëri.
Sonte, ai do të marrë pjesë në Darkën e Liderëve, pjesë e aktivitetit të samitit, që zhvillohet në Pallatin e Brigadave në Tiranë.
Kosova, për dallim nga vendet e rajonit, ende nuk ka përfituar nga paketa miliardëshe e Bashkimit Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, për shkak të mungesës së institucioneve që nga mbajtja e zgjedhjeve më 9 shkurt.
Burimi: Telegrafi.