Ambasada e Zvicrës përshëndet ndeshjen miqësore Kosovë-Zvicër

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka përshëndetur ndeshjen emocionuese mes përfaqësueseve të Zvicrës dhe Kosovës, si dhe atmosferën miqësore që e karakterizoi takimin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada uroi të dyja skuadrat për përpjekjen dhe bashkëpunimin në fushë, duke e cilësuar takimin si një “lojë të shkëlqyer”.

Zvicra ka siguruar kualifikimin për Kampionatin Botëror 2026, ndërsa Kosova ka kaluar në fazën play-off, duke ruajtur mundësinë për të marrë pjesë në këtë garë.

“Jemi shumë të lumtur që Zvicra është kualifikuar për Kupën e Botës dhe që Kosova ka kaluar në fazën eliminatore – po brohorasim me zë të lartë nga Prishtina”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ndeshja, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. Të dy golat u shënuan gjatë pjesës së dytë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *