Portieri Amir Shaipi dhuroi spektakël në fitoren e Luganos në udhëtim te Thuni. Ai u shpall lojtari i ndeshjes nga SofaScore dhe ishte arsye kryesore që Lugano mori tri pikë, megjithëse skuadra mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq direkt të Uran Bislimit.
Shaipi mori notën 9.9, duke realizuar nëntë pritje në total, prej të cilave gjashtë brenda zonës së rreptësisë. Ai u dallua edhe për lojën me këmbë, duke kompletuar 28 nga 38 pasimet e tentuara, përfshirë gjashtë pasime të gjata.
Kjo formë e mirë pasqyron edhe paraqitjen e tij me Kosovën në triumfin ndaj Sllovenisë. Shaipit i mbetet të vazhdojë me të njëjtin ritëm për të siguruar një ftesë sërish nga trajneri Franco Foda për ndeshjet e marsit. (Telegrafi)