Analiza e Telegrafit: Performancat e Kosovës dhe Shqipërisë në kualifikimet për Botërorin 2026

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve” gazetarët e Telegrafit analizojnë rezultatet e Kosovës dhe Shqipërisë në ciklin kualifikues për Botërorin 2026. Episodi realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Diskutimi nis me rezultatet e Kosovës dhe vazhdon me vlerësimin e lojtarëve që bënë diferencën gjatë këtyre ndeshjeve, për të kaluar më pas te performancat e Kombëtares së Shqipërisë.

Gazetari Bardh Maxhuni rendit lojtarët më të dalluar të Kosovës gjatë këtij cikli dhe zbulon disa prapaskena nga ndeshja Slloveni–Kosovë, duke përshkruar atmosferën brenda ekipit dhe momente që nuk u panë nga publiku.

Gazetari Lavdim Pireva analizon paraqitjet e Kombëtares së Shqipërisë dhe përmend tre lojtarë që mbajtën një nivel të qëndrueshëm përgjatë gjithë ciklit.

Gazetari Shkumbin Pireva komenton shortin e Kosovës në “play-off”, e cilëson atë si të favorshëm dhe si një mundësi reale për të synuar kualifikimin. Ai ofron gjithashtu analizë të ndeshjeve të Shqipërisë dhe tregon se cila për të ishte ndeshja vendimtare.

Në një vlerësim krahasues, Lavdim Pireva shpjegon se niveli i lojës dhe potenciali i ekipit dardan janë më të larta se ato të Sllovakisë.

Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *