Analizat laboratorike, thelbësore për parandalimin e sëmundjeve

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, specialistja e Biokimisë Klinike, Nerxhivane Gërguri-Retkoceri, thekson rëndësinë e analizave laboratorike si një nga mënyrat më të mira për të monitoruar dhe parandaluar problemet shëndetësore.

Sipas saj, për një person të shëndetshëm deri në moshën 40 vjeç, rekomandohet që analizat të kryhen të paktën një herë në vit. Arsyeja është se çdo çrregullim në metabolizmin e trupit reflektohet në parametra të caktuar laboratorikë.

“Analizat laboratorike janë si pasqyra e brendshme e organizmit”, shpjegon Gërguri-Retkoceri. “Çdo ndryshim që ndodh brenda trupit tonë, qoftë edhe më i vogli, pasqyrohet përmes analizave, duke na treguar nëse organet po funksionojnë si duhet”.

Ajo shton se një kontroll vjetor duhet të përfshijë: pasqyrën rutinë të gjakut, parametrat e glukozës, funksionin e veshkave, funksionin e mëlçisë dhe analizat e yndyrave në gjak.

Për më shumë, ndiqni episodin e plotë të podcastit “Shëndeti në rend të parë”.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *