Andre Onana raportohet se ka marrë tashmë një vendim për të ardhmen te Manchester United, vetëm disa muaj pasi u largua nga klubi për t’u bashkuar me Trabzonspor në formë huazimi.
Pas dy sezonesh të vështira në ‘Old Trafford’, ku pësoi disa gabime, portieri kamerunas u largua gjatë afatit kalimtar veror. Ai humbi vendin e titullarit ndaj Altay Bayindir në javët e para të sezonit dhe pati një paraqitje të dobët në humbjen në Carabao Cup ndaj Grimsby, që doli të ishte paraqitja e tij e fundit për United para huazimit.
Trabzonspor ka nisur mirë sezonin dhe aktualisht renditet në vendin e tretë, pas Fenerbahce dhe Galatasaray. Huazimi i Onanës përfundon verën e ardhshme, kur portieri pritet të rikthehet te Manchester United — me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028.
Sipas The i Paper, Onana ende aspiron të rikthehet si portier i parë i Manchester United dhe të rimarrë fanellën me numrin një. Për të arritur këtë, ai do të duhet të zëvendësojë Senne Lammens, i cili nuk ka pësuar humbje që nga debutimi i tij në fillim të nëntorit.
Burime pranë Onanës pranojnë se ndërrimi i Lammens mund të jetë i vështirë dhe nuk përjashton mundësinë e një transferimi te një klub tjetër i Ligës Premier. Raportohet gjithashtu interes nga skuadra në Francë, Turqi dhe Arabinë Saudite.