Në Ditën e Alfabetit u diskutua për sfidat që përballon gjuha shqipe sot.
Pedagogia Anila Kananaj ngriti alarmin se shqipja po përballet me përhapjen e anglishtes, e cila është favorizuar edhe nga zhvillimet teknologjike. Sipas saj, fëmijëve u bëhet më e lehtë të mësojnë anglishtin.
Kananaj theksoi se Kongresi i Manastirit ishte guri i themelit për atë që quhet gjuha letrare dhe hapi rrugën për krijimin e një drejtshkrimi dhe për tekstet e përbashkëta. “Fëmijët sot po flasin anglisht, iu vjen më lehtshëm”, tha Kananaj në A2 CNN.