Arben Zeqiri rrëfen emocionet nga finalja e Kupës së Kosovës

Në episodin e 64-të të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir ishte Arben Zeqiri, një nga figurat më të njohura të futbollit gjilanas.

Zeqiri foli për momentet më të veçanta të karrierës së tij, ndër to edhe golin e shënuar në finalen e Kupës së Kosovës – një kujtim që e cilëson si ndër më të rëndësishmit.

“Një tjetër që më mallëngjon shumë është ai gol. Në stadium ishte i pranishëm edhe presidenti i ndjerë Rugova, i cili na ndau medaljet”, tha Zeqiri.

Ai shtoi se ky gol ka qenë ndër më të bukurit dhe më të rëndësishmit në karrierën e tij, duke i dhënë vetëbesim dhe më shumë besim nga trajnerët.

“Isha i ri, peshonte vetëm 65 kilogramë dhe isha 1.68 metra i gjatë. Përgjegjësia ishte e madhe, sepse fanella që mbaja përfaqësonte 10 mijë shikues. Shpesh hyja në lojë me emocione, ndoshta edhe me lot”, tregoi ai.

Zeqiri përmendi edhe një tjetër ndeshje të rëndësishme: “Në vitin 2002, Besiana-Gjilani u zhvillua përpara 18 mijë shikuesve. Sada ishte kapiteni dhe më jepte motiv jo vetëm mua, por të gjithë bashkëlojtarëve të rinj”.

Episodin e plotë me Arben Zeqirin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *