Dinamo Zagreb fitoi 3-1 ndaj Varazdinit, ndërsa Arbër Hoxha shënoi dy gola në ndeshje.
Golin e dytë Hoxha e realizoi me kokë pas harkimit të Lisicas, për të dyfishuar epërsinë në minutën e 37-të. Më vonë, në minutën e 53-të, ai vulosi fitoren me një goditje pas asistimit të Zajc.
Sipas SofaScore, Hoxha mori notën 8.3. Përveç dy golave, ai përfundoi 23 nga 26 pasimet e mundshme, kishte tre goditje brenda kornizës së portës dhe realizoi katër driblime.
Forma e mirë që tregoi me kombëtaren e Shqipërisë duket se po i jep vazhdimësi te Dinamo, dhe Hoxha synon të jetë në formë për t’i ndihmuar ‘Kuq e Zinjtë’ në përpjekjet për t’u kualifikuar për herë të parë në Kupën e Botës gjatë muajit mars.
Telegrafi