Sulmuesi Arbër Hoxha shënoi edhe një gol në përballjen mes Dinamo Zagrebit dhe Varazdinit.
Anësori realizoi golin e dytë në fillimin e pjesës, këtë herë pas asistimit të Zajc. Zajc e gjeti për mrekulli yllin e Shqipërisë, i cili me një goditje precize e dërgoi rezultatin në 3-0 (53’) (VIDEO: https://www.tportal.hr/sport/clanak/od-15-00-dinamo-po-snijegu-docekuje-varazdin-cekamo-sastave-20251122).
Para ndeshjes, Arbër Hoxha mori çmimin ‘Lojtari më i mirë i muajit’ për tetor; të njëjtin çmim e kishte fituar edhe në muajin shtator.
Burimi: Telegrafi.