Arbnor Spahiu i liruar nga burgu në Serbi, akuzat i cilëson politike dhe të padrejta

Arbnor Spahiu, i arrestuar nga autoritetet serbe më 7 qershor të këtij viti, u lirua të enjten në mesditë nga burgu i Serbisë.

Në një postim në rrjetet sociale ai deklaroi se akuzat ndaj tij ishin pjesë e një procesi plotësisht politik dhe të padrejtë.

Spahiu tha se ndodhet mirë dhe se e ka përballuar me forcë periudhën e paraburgimit. Ai shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e familjes, miqve, bashkëfshatarëve, ish-kolegëve të Policisë së Kosovës, institucioneve vendore dhe për shqiptarët kudo që jetojnë.

Ai falënderoi avokatin e tij, Gvozden Grgur, për angazhimin dhe profesionalizmin, si dhe përkthyesin që e shoqëroi gjatë gjithë procesit. Po ashtu, vlerësoi ndihmën financiare të ofruar nga qytetarët, të cilën e konsideroi të domosdoshme gjatë muajve të qëndrimit në burg.

Spahiu shkroi: «Gëzimin që po shoh në sytë e njerëzve dhe lumturinë për lirimin tim nuk mund ta përshkruaj me fjalë». Mesazhin e tij e mbylli me fjalët: «Zoti ju bekoftë të gjithëve!”

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *