Arbnor Spahiu, ish-polic i Kosovës, është liruar nga burgu në Serbi, ku mbahej prej disa muajsh.
Bashkëshortja e tij, Jeta Spahiu, reagoi në Facebook, duke shkruar se kishte besuar se e vërteta do të dilte fituese. Ajo shkroi: “Bashkëshorti im u lirua më në fund. Pas kaq shumë dhimbjesh, pas kaq shumë netëve pa gjumë, pas gjithë asaj barre që e mbajte i vetëm atje brenda… sot më në fund je në shtëpi. Nuk u dorëzove asnjëherë, sepse e dija që e vërteta jonë do fitonte. Mirë se erdhe, dashuria ime e jetës. Ke përjetuar shumë, ke hequr më shumë se çdo kush mund ta imagjinojë… por ja ku jemi sot: bashkë, më të fortë se kurrë. Fundi i dhimbjes është fillimi i lumturisë sonë.”
Spahiu ishte arrestuar në qershor nga policia serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, nën dyshimin për kryerje të veprës penale “vrasje e rëndë” në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Lajmi është publikuar nga Telegrafi.