Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Ardit Stafaj, ka ndarë emocionet e tij më të thella lidhur me humbjen e prindërve.
Gjatë një bisede me Edin, ai tregoi për ndikimin që ka pasur ndarja nga jeta e nënës në jetën e tij. Kur u pyet se çfarë përfaqëson për të fjala “nënë”, Arditi u përgjigj shkurtimisht: “Gjithçka”.
“Prej atij momenti, kur më vdiq babai… Nuk ka dallim, por nëna është pak më shumë. Mu këput shpirti, kur vdiq nëna m’u përvëlua shpirti”, u shpreh ai, duke treguar dhimbjen e thellë që e ka përjetuar.
Ardit Stafaj theksoi se kjo humbje ka ndryshuar gjithçka në jetën e tij.
Rrëfimi i tij u prit me emocione nga banorët e tjerë dhe shikuesit, duke treguar një anë të ndjeshme dhe personale të Arditit, larg atmosferës së zakonshme të spektaklit.