Arena e Yjeve: Analiza e Telegrafit për Kosovën dhe Shqipërinë në kualifikimet e Botërorit 2026

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve” gazetarët e Telegrafit analizojnë rezultatet e Kosovës dhe Shqipërisë në ciklin kualifikues për Botërorin 2026. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Debati nisi me gazetarin Bardh Maxhuni, i cili vlerësoi paraqitjen e Kosovës gjatë këtij cikli kualifikues dhe përmendi dy lojtarët që i konsideron më të dalluar: Florent Muslija dhe Dion Gallapeni.

Sipas Maxhunit, sistemi 5-3-2 i ka dhënë Muslijës më shumë liri në fushë. Ai tha se pati rastin të jetë në Slloveni për të ndjekur ndeshjen që i siguroi Kosovës vendin në play-off dhe se Muslija në çdo moment kërkonte topin në mes të linjave për të nisur aksione. Maxhuni përmendi edhe momentin kur Muslija u përball me portierin Jan Oblak, duke vlerësuar paraqitjen e tij dhe aftësinë për të kërkuar topin dhe nisur lojën.

Për Dion Gallapeni, Maxhuni theksoi se u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes me Zvicrën pas lëndimit të Paqaradës dhe se në atë takim dha shenjat e para se nuk frikësohet nga presioni. Ai përmendi gjithashtu se asistimi i Gallapeni në ndeshjen ndaj Suedisë ishte diçka e jashtëzakonshme.

Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *