Një incident me një ari në Pensilvani përfundoi me panik kur një djalë 11-vjeçar hyri me vrap në një dyqan, i ndjekur nga kafsha. Ngjarjen e vuri re një dëshmitar i cili tha se e pa ariun pranë.
Cole Frazee deklaroi se ishte jashtë dyqanit duke pritur që i ati të mbaronte pazarin, kur vuri re ariun. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë ariun duke i ardhur Frazee-s nga pas.
Ariu qëndroi pranë dyqanit për rreth 10 minuta, ndërsa më pas u largua vetë. Ngjarja është dokumentuar edhe në një video në YouTube. Burimi: Telegrafi.