Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 20.11.2025 janë arrestuar dy meshkuj kosovarë nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Import, eksport, furnizim, prodhim i paautorizuar i armëve”. Ngjarjet kanë ndodhur në Fushë Kosovë dhe Drenas.
Gjatë kontrollit në dy lokacione, pronë e të dyshuarve, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë AK-47, një pistoletë me gaz, një optikë për AK-47, 50 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dy telefona celularë.
Të dy të dyshuarit janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Burimi: Telegrafi