Arrestohen dy shtetas shqiptarë në Maqedoni për transport të paligjshëm emigrantësh

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se më 17 nëntor 2025 janë arrestuar dy shtetas të Shqipërisë, të cilët dyshohet se po transportonin në mënyrë të paligjshme emigrantë nga Siria dhe Egjipti.

Sipas MPB-së, rreth orës 03:30 të mëngjesit, në dalje nga Gjevgjelia në drejtim të autostradës Gjevgjeli–Shkup, policia kufitare nga Stacioni për Kontroll dhe Mbikëqyrje Kufitare “Bogorodicë” ka ndaluar një automjet të dyshimtë.

Automjeti, një “Volkswagen Touran” me targa shqiptare, drejtohej nga një shtetas shqiptar 27-vjeçar me inicialet M.E., ndërsa pasagjere ishte një 22-vjeçare me inicialet V.E., po ashtu nga Shqipëria.

Aty pranë u gjetën pesë emigrantë, një nga Siria dhe katër nga Egjipti. Automjeti dhe emigrantët janë dërguar në Qendrën e Pranimit dhe Transitit në Gjevgjeli, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor.

Pas konsultimeve me Prokurorinë Publike, ndaj dy shtetasve shqiptarë është ngritur padi penale në procedurë të shpejtë për transport të paligjshëm të emigrantëve.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *