Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës u arrestua B.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
I dyshuari u ndalua në rajonin e Prishtinës. Në autobusin që po e drejtonte u gjet dhe u sekuestrua një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë rreth 120 kg.
Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, së bashku me Prokurorinë Speciale, po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.
Me vendim të Prokurorisë Speciale, B.K. është ndaluar për 48 orë.
Prokuroria Speciale mbetet e vendosur në luftimin dhe ndjekjen e veprave penale, përfshirë ato që lidhen me substanca narkotike, për të garantuar siguri dhe mirëqenie në komunitet.