Arrestohet një i mitur në Podujevë për sulm me thikë ndaj dy bashkëmoshatarëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, rreth orës 17:55, është arrestuar një person i mitur i dyshuar për sulm me thikë ndaj dy të miturve të tjerë.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari kishte përdorur një mjet të prehtë, që dyshohet të jetë thikë, duke u shkaktuar lëndime trupore dy viktimave.

Njësitë policore kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë gjetur e sekuestruar thikën e dyshuar si mjetin e përdorur në këtë rast.

I dyshuari është intervistuar në prani të prokurorit, i cili ka vendosur që ai të dërgohet në mbajtje.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *