Arrestohet një person në Mitrovicë nën dyshimin për fajde

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Mitrovicë të Jugut, ka zhvilluar hetime intensive lidhur me një person të dyshuar për përfshirje në veprën penale të fajdes.

Më 19 nëntor 2025, rreth orës 19:00, është arrestuar i dyshuari R.G. (i lindur në vitin 1988), i cili në momentin e ndalimit dyshohej se po kryente pikërisht veprën penale për të cilën ishte nën hetim.

Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të gjykatës është kryer kontroll në banesën dhe në objektet ndihmëse në pronësi të të dyshuarit. Gjatë kontrollit janë konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *